Ndërgjegjësimi për shëndetin dhe fuqizimi i gruas
Ne mbështesim të drejtat për kujdes më të mirë për nënat dhe foshnjat e tyre, si ata që kanë lindur apo ata që nuk kanë lindur ende. Fushata që fokusohen në vlerësimin e nënave tona, foshnjave të porsalindur dhe vajzat që nuk ende kanë lindur, në mënyrë specifike kanë theksuar tema të vështira si dhuna në familje apo aborti selektiv.
Në 2018-ën, fushata #celebrateher u fokusua në vlerën e nënës dhe vajzat e tyre që nuk kishin lindur. Fushata solli talentin e të rinjve në një konkurs për foton më të bukur të nënës së tyre. Duke theksuar vlerën e ditëpërditshme të nënës për fëmijën e saj, synojmë të rrisim vlerën e saj në shoqëri dhe kështu të luftojmë kundër qëndrimeve që shpeshherë çojnë në dhunë të bazuar te gjinia.
Në të njëjtin vit, bëmë një fushatë publike për të luftuar abortin selektiv përmes një kërcimi surprizë në qendrën më të madhe në kryeqytetin e Shqipërisë, Tirana.
Në vitin 2022, vazhdojmë fushatën në një mënyrë shumë të përqendruar kundër abortit selektiv përmes fushatës #tjetërherëmevajzë. Po ndryshojmë titullin e një kënge të njohur popullore, “Tjetër herë me djalë”, këngë e cila mbështet qëndrimin e vazhdueshëm që preferohen më shumë djemtë sesa vajzat. Duam të luftojmë mesazhin që vajzat e tepërta duhet të shmangen përmes aborteve dhe kështu të rrisim vlerën e vajzave.
Të drejtat e rezervuara ©2024 Fondacioni Spitalor i Nënës dhe Fëmijës | Krijuar dhe zhvilluar nga Refined Code