Patient education - Prenatal classes for a better healthcare. Fondacioni spitalor

Edukimi i pacientit

Le t'u japim nënave një fillim të mbarë!

Një shtatzëni e shëndetshme është një hap i rëndësishëm drejt një lindjeje të shëndetshme. Por shumë gra në Shqipëri nuk kanë akses në informacionin praktik dhe mbështetjen që u nevojiten.

Fondacioni Spitalor i Nënës dhe Fëmijës punon së bashku me profesionistët e shëndetësisë për të plotësuar këtë nevojë.

Që nga viti 2014, ne kemi ofruar klasat falas për përgatitjen për lindje për nënat shtatzëna në Tiranë, përfshirë gra që marrin kujdes në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe në SUOGj “Koço Gliozheni”. Nënat mësojnë si të përgatiten për lindjen, për gjidhënien dhe kujdesin për të porsalindurin, si të njohin shenjat paralajmëruese dhe si të ndihen më të sigurta kur të marrin foshnjën në shtëpi.

Më shumë se 1,200 nëna shtatëzëne ose lehone kanë marrin pjesë në kurset tona çdo vitë.

Ne gjithashtu ofrojmë ndihmë praktike për nënat dhe familjet në vështirësi që kanë nevojë për mbështetje shtesë.

Shpresë për jetën

Mbështetje për Familjet në Reanimacion

Të kesh një foshnjë të lindur para kohe ose me probleme shëndetësore mund të jetë një përvojë e frikshme dhe dërrmuese. Prindërit kanë nevojë për më shumë se kujdes mjekësor për foshnjën e tyre; kanë nevojë për informacion, udhëzim, mbështetje emocionale dhe shpresë.

Fondacioni Spitalor i Nënës dhe Fëmijës krijoi Shpresë për Jetën, programin e parë në Shqipëri të krijuar posaçërisht për të mbështetur prindërit e foshnjave në kujdesin intensiv neonatal.

Përmes këtij programi, prindërit marrin udhëzime për kujdesin ndaj foshnjës së tyre, mjete praktike për të përballuar situatën dhe mbështetje nga profesionistët e shëndetësisë dhe nga të tjerë që e kuptojnë atë që po përjetojnë.

Ne besojmë se të kujdesesh për një foshnjë të lindur para kohe do të thotë të kujdesesh për të gjithë familjen.

Dhurimi juaj na ndihmon të jemi pranë familjeve para, gjatë dhe pas lindjes.

Dhurata juaj mund të ofrojë një kurs për përgatitjen për lindje, materiale edukative, ndihmë praktike për një nënë në vështirësi ose mbështetje për prindërit që qëndrojnë pranë foshnjës së tyre në reanimacionin neonatal.

Dhuroni sot dhe ndihmoni më shumë nëna dhe foshnja të marrin informacionin, mbështetjen dhe shpresën që u nevojiten për një fillim të shëndetshëm.

Fondacioni Spitalor i Nënës dhe Fëmijës - GlobalGiving Organizatë e Verifikuar
Fondacioni Spitalor i Nënës dhe Fëmijës - GlobalGiving Organizatë Jofitimprurëse Efektive

Na kontaktoni

Keni nevojë për më shumë informacion?

Na kontaktoni nëse doni të dini më shumë rreth këtij projekti

Dërgoni mesazhin tuaj këtu

    Logo FSNF Shqip

    Çdo nënë dhe fëmijë në Shqipëri meriton kujdes shëndetësor cilësor. Ne bashkëpunojmë me maternitetet për të ofruar fillimin më të mirë të mundshëm.

    Të drejtat e rezervuara ©2024 Fondacioni Spitalor i Nënës dhe Fëmijës | Krijuar dhe zhvilluar nga Refined Code