Donacione jomonetare për spitale dhe nëna në nevojë
Krijimi i klasave paranatale bazuar në prova të vërtetuara për familje shqiptare
Trajnimi i stafit mjekësor mbi praktikat më të mira për lindjen dhe kujdesin postnatal
Dhënia e ndihmës praktike për nënat
Ndërgjegjësim për shëndetin dhe fuqizimi i grave
Vizioni ynë është që çdo nënë dhe fëmijë i sapolindur në Shqipëri të marrë kujdes shëndetësor cilësor.
Ne bashkëpunojmë me maternitete për të ofruar pikënisjen më të mirë të mundshme.
Misioni ynë është të bashkëpunojmë me maternitetet për të transformuar cilësinë e kujdesit shëndetësor dhe përvojën e pacientit.
Shkaqet e vdekjes së foshnjes dhe nënës janë lehtësisht të parandalueshme me një ndërhyrje që nuk kushton shumë, siç është edukimi mjekësor, marrja e pajisjeve funksionale dhe mbështetja për profesionistët shëndetësorë dhe nënat e reja.
Jemi vlerësuar në mënyrë të detajuar nga kontrolli rigoroz i GlobalGiving.
Kemi treguar një angazhim të lartë me komunitetin e GlobalGiving dhe përkushtim për efikasitet përmes GG Rewards.
GlobalGiving na njeh si partner jo-fitimprurës për përpjekjet tona për të mësuar, përmirësuar dhe rritur ndikimin tonë.
Numrat këtë vit
Respektojmë standarde të larta etike dhe morale në komunikim dhe në sjellje, qoftë personale apo profesionale.
Përdorim në mënyrë të përgjegjshme burimet monetare si dhe ato jomonetare që marrim nga mbështetësit.
Praktikojmë transparencë të plotë dhe komunikim të hapur në operimet tona, marrëdhëniet me donatorët, transaksionet me furnitorët, ndërveprimet me përfituesit si dhe politika të burimeve njerëzore.
We believe that people are valuable, hence we act in a wat that respects our employees, donors and beneficiaries dignity, individuality, and intrinsic worth of every person. We encourage the professional, personal development of our staff.
Përpiqemi të japim më të mirën në të gjitha ndërveprimet personale, profesionale dhe organizative. Performanca jonë ecën përpara me përmirësim dhe inovim të vazhdueshëm.