Skuadra jonë

Skuadra

Drejtoresha

Znj. Elizabeth Grezda

Znj. Elizabeth Grezda

Drejtoreshë ekzekutive

    Lizzy ka pasion të shohë çdo nënë dhe foshnje të marrë të njëjtin kujdes të shkëlqyer që ka marrë kur lindi tre fëmijët e saj te spitali “Mbretëresha Geraldinë”. Si përvojë sjell 17 vitet që ka jetuar dhe punuar në Shqipëri, 8 prej të cilave i ka kaluar si anëtare aktive e bordit të fondacionit. Ajo vazhdon të gjejë kënaqësi në sfidën e të përshtaturit konceptin e fondacionit spitalor në botën perëndimore në kontekstin unik të sistemit mjekësor shqiptar.

    Anëtarët e bordit

    Av. Mariglen Tanushi

    Av. Mariglen Tanushi

    Anëtar bordi

      Z. Tanushi ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, si student i shkëlqyer me rezultate të larta. Ka përfunduar me sukses studimet Master Shkencor në të Drejtën Publike. Me përfundimin e studimeve u anagazhua në Shkollën Kombëtare të Avokatisë dhe njëkohësisht, i punësuar si As. Avokat pranë zyrave ligjore në Tiranë. U licencua si avokat nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë dhe aktualisht ushtron detyrën e shefit të sektorit Juridik dhe Prokurimeve pranë SUOGJ “Mbretëresha Geradinë”, i angazhuar në fushën e kërkimit shkencor ku ka botuar një sërë artikujsh për fushën e të drejtës, si dhe ka realizuar disa trajnime afatgjata për çështjet ligjore.
      Ai është angazhaur në Fondacionin Spitalor të Nënës dhe Fëmijës për të dhënë gjithë kontributin i tij në fushën ligjore dhe për të inspiruar dhe menaxhuar fondacionin.

      Dr. Gary Russell

      Dr. Gary Russell

      Anëtar bordi

      Dr. Gary Russell është mjek familjeje në Tunkhannock, PA. Pas shërbimit të tij në Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara për tre vjet, ai kaloi 28 vitet e ardhshme në Klinikën Mjekësore Geisinger, duke u kujdesur për pacientët ambulantë, ata të spitalit dhe ata në kujdesin e kujdesit të specializuar. Gjatë kësaj kohe, ai ishte i lidhur me disa spitalet në zonë, përfshirë Qendrën Mjekësore Geisinger dhe Spitalin Memorial Tyler. Ai mori gradën mjekësore nga Shkolla e Mjekësisë e Universitetit Oral Roberts. Tani, ai përqëndrohet në mjekësi gjeriatrike (përfshirë kujdesin afatgjatë) dhe shëndetin global, duke shërbyer me organizatën DART (Disaster Assistance Response Team) të Samaritan’s Purse. Ai gjithashtu, vullnetarisht mëson studentët dhe rezidentët mjekësorë në nivel lokal dhe ndërkombëtar.

      Anne Kretschmer

      Anne Kretschmer

      Anëtare bordi
      • Mami, Trajnuese

      Anne është një mami gjermane që i ka pëlqyer të punojë me Fondacionin Spitalor të Nënës dhe Fëmijës dhe MamiCare që nga viti 2019. Ka qenë një kontribuese kryesore në operimet ditore të fondacionit dhe është përfshirë në mësimdhënien për klasat e lindjes në spitale publike dhe private si dhe klasa paranatale. Ajo përdor aftësitë e saj klinike për të ndihmuar nënat në maternitetin shtetëror për të ushqyer me gji dhe rregullisht bën vizita në shtëpi. E ka si dhunti mbështetjen e grave në këtë fazë të veçantë të jetës.

      Patrizia Memoli Bracci

      Patrizia Memoli Bracci

      Anëtare bordi

      Patrizia ka mbi 20 vjet përvojë në menaxhimin e organizatave jo-fitimprurëse në mjediset multinacionale, duke jetuar dhe mbajtur pozita ekzekutive në tre kontinente. Ajo erdhi në Shqipëri para 6 vitesh dhe ka patur mundësinë të bashkëpunojë me Fondacionin Spitalor të Nënës dhe Fëmijës, fillimisht si vullnetare dhe tani si anëtare e këshillit drejtues. Në këto vite, ajo ka mësuar për mungesën e konsiderueshme të burimeve në spitale dhe sfidat e rëndësishme që përballon sistemi shëndetësor shqiptar. Ajo ka zgjedhur të bëhet pjesë e Këshillit të Fondacionit për të drejtuar pasionin e saj për ndikimin social dhe visionin e një bote më të mirë, në projekte të menaxhueshme, që në fund do të ulin pengesat ndaj kujdesit shëndetësor të mirë dhe do të ndërtojnë komunitete më të forta.

      Patrizia flet 4 gjuhë, ka një master në Menaxhimin e Organizatave Jo-Fitimprurëse nga Universiteti i Northeastern dhe ka shërbyer në disa Këshilla Drejtues.

      Eneida Doku

      Eneida Doku

      Anëtare bordi
      • Eksperte e medias sociale

      Eneida ka qenë sfat i Fondacionit dhe MamiCare që nga viti 2019. Përvoja e Eneidës është në psikologji, dhe është tepër e aftë në administrim dhe marketing. Eni ka ndihmuar të rrisë ndërgjegjësimin për punën e fondacionit në komunitet.

      Stafi

      Bethany Lame

      Bethany Lame

      Infermiere pediatër
      • Konsulente e ushqyerjes me gji certifikuar ndërkombëtarisht, Menaxhim i Mamicare

      Bethany këtë vit na është bashkuar dhe tashmë është bërë një pjesë e rëndësishme e punës së Fondacionit si në shëndetësi si dhe në reklamim. Dëshira e saj për të mbështetur shëndetin e foshnjave e nxiti që të studionte më tej ushqyerjen me gji. Tani ndan njohuritë e saj me nënat në spital dhe në komunitet me anë të konsultave individuale dhe përmes kontributit të saj në materiale edukuese. Bethany ka marrë rolin e menaxheres së mediave sociale për Mamicare që siguron klasa paranatale dhe vizita në shtëpi.

      Kejsi Sulaj

      Kejsi Sulaj

      Zyra e financës
      • Menaxhere e biznesit social

      Kejsi tani kohët e fundit është promovuar në pozicionin e menaxheres së biznesit social, duke marrë përgjegjësi për një dyqan të vogël që kemi në maternitet. Me përvojë në shitje dhe kryerjen e studimeve në financë, shumë shpejt ka arritur të ngjisë drejt këtij roli në fondacion. Ajo ka një etikë të pashoqë pune dhe vëmendje ndaj detajeve.

      Logo FSNF Shqip

      Çdo nënë dhe fëmijë në Shqipëri meriton kujdes shëndetësor cilësor. Ne bashkëpunojmë me maternitetet për të ofruar fillimin më të mirë të mundshëm.

      Të drejtat e rezervuara ©2024 Fondacioni Spitalor i Nënës dhe Fëmijës | Krijuar dhe zhvilluar nga Refined Code