Trajnimi i stafit mjekësor mbi praktikat më të mira për lindje dhe kujdesin pas lindjes
Ne mundësojmë procesin e vazhdueshëm të edukimit të profesionistëve shëndetësorë përmes trajnimeve, evenimenteve akademike dhe publikimeve. Kërkimet kanë treguar se aktivitetet e vazhdueshme edukative si veçmas apo të kombinuara me kontribute të tjera mund të përmirësojnë praktikën profesionale dhe rezultatet e kujdesit të marrë nga pacienti.
Fondacioni Spitalor i Nënës dhe i Fëmijës punon të heqë disa nga pengesat për trajnimin e vazhdueshëm të infermierëve dhe mjekëve duke siguruar aktivitete falas të zhvilluara nga ekspertë dhe të akredituara nga profesionistë shëndetësorë në maternitetet kryesore në Shqipëri: SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, SUOGJ “Koço Gliozheni” dhe Spitali Rajonal i Fierit.
Në vitet e fundit, kemi pasur mundësinë t’u shërbejmë mbi 1000 profesionistëve të kujdesit shëndetësor.
Të drejtat e rezervuara ©2024 Fondacioni Spitalor i Nënës dhe Fëmijës | Krijuar dhe zhvilluar nga Refined Code